Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka publikuar një fotografi kur ish-presidenti kishte dalë nga QKUK-ja pas një intervenimi aty.
Behrami foton e Thaçit e ka publikuar në kohën kur presidentja e vendit Vjosa Osmani zgjodhi një klinikë private për një ndërhyrje kirurgjike. Veprimi i saj është kritikuar tejet shumë, duke u vlerësuar se Presidentja nuk i beson mjekësisë në spitalin e shtetit.
“Vetëm sa për rikujtim! Ky është momenti i daljes së Presidentit Thaçi pas trajtimit që mori në QKUK!”, shkruan Behrami, krahas fotos së publikuar.