Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Ai vazhdon të mbahet në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.
Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, ka qenë presidenti i pestë i Republikës së Kosovës dhe kryeministri i parë i vendit pas shpalljes së pavarësisë.
Ai gjithashtu ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër, si dhe ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në të kaluarën, Thaçi ka qenë një nga figurat kryesore politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Edhe këtë vit, ditëlindja e tij e gjen në proces gjyqësor në Hagë, ku po përballet me akuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar