Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për KoSSev, ka thënë se edhe nëse Kushtetuesja vendos për masë të përkohshme, kjo nuk ndikon në afatet kushtetuese që kanë nisur të rrjedhin që nga dita e djeshme.
“Nëse Gjykata vendos një masë të përkohshme, ajo do të lidhet me dekretin e znj. Osmani, jo me punën e Kuvendit”, ka thënë Hasani.
Ai ka thënë se nëse Kushtetuesja e merr një vendim për një masë të tillë, Kuvendi mund të vazhdojë punën derisa Gjykata vendos përfundimisht për fatin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.
“Megjithatë, dyshoj sinqerisht se Gjykata do të vendosë një masë të përkohshme. Kjo ndoshta do të ishte zgjidhja më e përshtatshme, pasi Gjykata nuk duhet të ndërhyjë në konfliktet e përditshme politike. Kjo do të thoshte që zgjedhjet do të mbaheshin siç propozuan të premten partitë politike të opozitës në konsultim me znj. Osmani, dhe se Gjykata do të jepte vendimin e saj diku gjatë verës, pa efekte prapavepruese”, ka thënë Hasani.
Sipas Hasanit, kurdo që të merret vendim, Kushtetuesja do ta anulojë dekretin e presidentes Osmani, meqë sipas tij përmes tij shkelen themelet e sistemit kushtetues.
Sa i përket konsultimeve për zgjedhjet, Hasani ka thënë se fati i tyre varet nga vendimi i Kushtetueses.
“Fati i konsultimeve të tilla dhe vetë zgjedhjeve varet nga vendimi i Gjykatës, domethënë nëse Gjykata do të vendosë një masë të përkohshme apo jo”, ka shtuar ai.



Të tjera
Lajme
Aksion i policisë në Prishtinë, arrestohet një person
Një person është arrestuar nga Policia
Ekskluzive Lajme
Trump sinjalizon përshkallëzim të luftës sot: Irani do të goditet shumë rëndë
Presidenti Donald Trump sinjalizoi se do
Aktuale
Si e prek lufta në Iran ekonominë e Kosovës?
Zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas