Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në trafikim të substancave narkotike, pas një operacioni të realizuar nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë.
Sipas policisë, hetimet kanë nisur pas dyshimeve se një person ishte i përfshirë në shitje dhe shpërndarje të narkotikëve. Më 6 mars 2026, pas grumbullimit të informacioneve të nevojshme dhe hartimit të një plani operativ, rreth orës 21:00 është lokalizuar dhe ndaluar për kontroll një veturë në të cilën dyshohej se transportoheshin substanca narkotike.
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur gjashtë paketime që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 8.1 gramë.
Në vazhdim të operacionit policor është identifikuar dhe lokalizuar edhe i dyshuari kryesor me inicialet L.M., te i cili gjatë kontrollit janë gjetur 295 euro para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.
Me urdhër të prokurorit kujdestar dhe në konsultim me të, është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit në Fushë Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 537.7 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/



Të tjera
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur
Lajme
Konstituohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Faik Shatri zgjidhet kryesues
Është konstituuar Bordi i ri Drejtues
Lajme
Në prag të Kurban Bajramit, haxhilerët kosovarë kryejnë ritualin e Arafatit
Haxhilerët kosovarë po kryejnë sot obligimin