Trump sinjalizon përshkallëzim të luftës sot: Irani do të goditet shumë rëndë

Presidenti Donald Trump sinjalizoi se do ta përshkallëzojë luftën kundër Iran sot, duke thënë “sot Irani do të goditet shumë rëndë” në një postim në Truth Social.

“Nën shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, janë zona dhe grupe njerëzish që deri në këtë moment nuk ishin konsideruar si objektiva për t’u goditur”, shkroi Trump.

Trump dukej se iu referua faktit që presidenti i Iranit kishte kërkuar falje në një fjalim të mëhershëm dhe pretendoi se Masoud Pezeshkian ishte “dorëzuar” para fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme dhe “premtoi se nuk do të qëllojë më ndaj tyre”.

“Ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmit të pandërprerë të SHBA-së dhe Izraelit”, shkroi Trump.

“Irani nuk është më ‘Ngacmuesi i Lindjes së Mesme’; përkundrazi, ata janë ‘HUMBËSI I LINDJES SË MESME’ dhe do të mbeten të tillë për shumë dekada, derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht! Sot Irani do të goditet shumë rëndë!”, shkroi Trump.

Ky postim vjen një javë pasi Shtetet e Bashkuara filluan operacionin e tyre ushtarak kundër regjimit iranian.

Të tjera

Aktuale

Tragjedi në Gjakovë – një person vdes në vendin e punës

Një rast tragjik ka ndodhur ditën

Aktuale

Serwer: Mendoja se Osmani ishte një presidente e mirë

Kosova do të mbajë zgjedhjet e

Aktuale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur