Veç shumë „parollave“ populiste, më kujtohet sllogani i A. Kurtit kundër SHPALLJES SË PAVARËSISË së Kosovës, gjatë protestave në sheshin e kryeqytetit, kur thoshte: _“Nuk duam PAVARËSI por Bashim Kombëtar“! Gjatë asaj proteste, për fat të keq, mbetën dhe dy viktima. U përgjak sheshi vetëm e vetëm të pengohet SHPALLJA E PAVARËSISË. Tani aktualisht, sot i njejti „lider i vonuar revolucionar“, por tani në petkun e kryeministrit, kur e ka futë në kurth pa dalje SHTETIN e KOSOVËS, e gjenë shprehjen e rradhës populiste: _“Jeni me Qverinë e Kosovës apo doni t’i falim veriun Serbisë?!
Pastaj masat e BE-së dhe SHBA-ve, edhe pse janë të padrejta kundrejtë Kosovës, ato janë të përkohshme“. Ngushëllimi që i bënë vetes, me apo pa vetëdije, nuk është gjë tjetër veç se arsyetim prej „muskëteri“ para masave „patriotike populiste të 45 %-shit analfabetë funksional“ pa harruar edhe militantët e fb-kut, të cilët nuk njohin gjuhë tjetër veç fyerjeve, sharjeve me një fjalor rrugaçërie. Shih për këtë, pasojat do jenë të pariparueshme, sipas analistëve dhe njohësve të mirë të rrethanave politike gjeostrategjike tona dhe ndërkombëtare. Natyrisht, në arenën ndërkombëtare, dita-ditës po vie duke u zbeh imazhi i SHTETËSISË SË KOSOVËS. Lëre që nuk kemi njohje të reja, që nga njohja e fundit kur erdhi nga Izraeli në Qeverinë Hoti (që njihet ndryshe si Kryeministri më kompetent jo vetëm në rajon por me tipare perëndimore), por kemi çnjohje apo tërheqje të njohjeve nga shtetet që na kishin njohur zyrtarisht.
Kështu Kosova është futur tani më në binarët e regresit, me gjuhën e politikave „nacionaliste“ kinse për shtetin nga vetë krerët tanë. Gjersa, paraqitjet e Kurtit në Kuvendin e Kosovës në cilësinë e kryeministrit, asjnëherë nuk ka dhënë përgjegjësi për pikën shtatë të Marrëveshjes me Serbinë, përkundër insistimit të deputetëve të opozitës. Strategët e futbollit zbatojnë një taktikë, që kur je kundërshtar më i dobët se rivali në fushë, nga çfarëdo pozite e lojës, thotë hidhe topin në „aut“. Është interesant dhe gjuha e trupit, pra mimika ku pas çdo deklarate për opinionin para gazetarëve, si vërehet ndjenja e fajësisë prej Lideri, që në gjuhën perëndimore njihet si „ndërgjegje e papastër“. Këtu ngrehen dyshime të arsyeshme se çdo gjë e bënë me vetëdije të plotë, duke injoruar tërësisht rolin e Kryetares (e cila është kthyer në zëdhënëse e Qeverisë), kryetarit të Kuvendit, zëvëndëskryeministrit, sikur dhe MPJD, e Ministratë tjerë të cilët i llogarit me statutin e studentëve të tij. Tani, kujtoj që synon të bëjë ndryshimin e rregullimit shoqëror sipas konceptit Zogist, që Kosova të ketë sistemin e monarkisë. Sa i përket politikave të brendshme, të vetmin „kapital“ lavdie e ka emblemën e hajnisë klasike të „Diplomatit“ Martin Berisha me kompani. Do cituar, se është duke zbatuar me përpikëri politikat e nepotizmit duke i sistemuar gjithë bashkëfamiljarët e akraballëkun (dajuat, hallat e tezet) para sezonës me „lista“ të dasmave apo synetive. Si konkludim nxjerrë qëndrimin e rehatshëm mbi fuçinë e numrave, që e avagron në arrogancë Kurti, përkundër asnjë parimi as qëndrimi të premtuar që nuk e ka jetësuar gjatë këtyre dy viteve. E arroganca do të thotë prepotencë, kurse prepotenca ta then qafen, thonë të diturit. Kjo nënkupton “vetëvrasje” politike, qoftë me “spojlera apo bojlera”.
Natyrisht opozita nuk rrinë duarkryq kundrejt këtyre dukurive të politikave regresive, veçanërisht Lidhja Demokratike që ka ngritë kritika shqetësuese duke treguar maturi profesionale konstruktive. Shih për këtë, Kryetari Lumir Abdixhiku filloi një formë ndryshe apo më prgmatike siç citon dhe vetë kryetari: “Javën e kaluar kam shpalosur idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj dhe së këndejmi, rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë sonë.
Kam ftuar për angazhim të përbashkët të shoqërisë sonë, ata që besojnë në Republikën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik, në artikulimin e qartë të kësaj rruge. Kam ftuar angazhime mbipartiake, përtej së djathtës e së majtës, si thirrje e fundit karshi zhvillimeve aktuale.
Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vetë akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur.
Nga e mërkurja, do të organizojmë katër takimet e para, dhe atë me:
I. Opinionistë e gazetarë;
II. Organizata të shoqërisë civile;
III. Profesorë universitarë e ish diplomatë; dhe
IV. Biznese nga sektori privat në vend.
Në të katër takimet e para, do të shtrojmë, jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit, e rruga e re e Republikës do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror.
Kosova mundet më mirë.
Kosova meriton më shumë.” – përfundon kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku.
Krejt për fund, kujtoj që është koha e fundit të intensifikohen takime me qytetarët të të gjitha shtresave, të të gjitha profileve, që nga mosha tetëmbdhjetëvjeçare e gjer tek mosha e tretë, mbase dikur do jetë tepër vonë. Reflektoni të dashur qytetarë, si në vendlindje po ashtu edhe nga bota e emigracionit.
Masat e SHBA-së dhe BE-së mund të jenë të padrejta e të përkohshme, por pasojat mund të jenë jetike apo të përhershme (dashtë Zoti e të mos jetë kështu). „Shtëpia pa miq nuk mbahet“- do thoshte Presidenti Historik Ibrahim RUGOVA. Ka vdekë koha e Luigjit të IV-të, komunizmit, Stalinizmit përkatësisht epoka e filozofëve utopik.
Zoti e bekoftë popullin shqiptarë!
Zoti e bekoftë Kosovën!
P.S.
Përqasja ime është përsonale dhe s’ka të bëjë fare me pozitën që ushtroj në strukturat e LDK-së.
Koblenz, 03.07.2023