(Bilbilit N.Pagarusha)
Kur unë lozja gogla mali
Ti këndoje këngë Kosove
Një zhuritje ç’vardis malli
Përbin vakët,retë mbarsova.
N’shkoll mësonim germat shqipe
Shtat Selvi ,Syrin Drenushë
Kot të presim heshtur ike
Buqet këngësh,zambak n’fushë.
Jam në ëndërr a bën magji
Bilbil mali zbret në skenë
Kthema lotin mu te kroi
Ku baresha ndërton folenë .
Njerëz të gjakut zgjoj nga gjumi
Nusja pret “Rexhën e Nanës”
Legjend arti mes Dardanës.
Ne u njohëm përmes këngës
Melodie,ngjyrë ,pasion në art
Princeshë Deti mes të valës
Yll shëndrit në piedestal…
Prof.Hasan Qyqalla
Brühl,30/31.03.00