Grafiku i ngritjes së vullnetit me vetëdije të plotë kombëtare, përkatësisht shtetërore në përkrahje të projektit „rruga e re“ përpiluar e shpalosur nga Lideri i LDK-së z. Lumir Abdixhiku, i ka sjellë shumë „mjegullnaja“ prej vapës kryeqeveritarit aktual.
Kjo rënje drastike, gjithnjë sipas sondazheve më prestigjioze ndërkombëtare, pasoi si rrjedhoj e diselokuencës së „britmave“ si në korida, me gjuhën nacionaliste kombëtare karshi kursit politik antikombëtar, përkatësisht antishtetëror që udhëheq vet kryeministri. Riprodhimi i krizave në formë kontinuele apo fluide, është paradoks i pashpjeguar, gjersa e izoloi shtetin e e Kosovës në arenën ndërkombëtare kur shteti kishte më së tepërmi nevojë për mbështetje e përkrahje ndërkombëtare në të gjitha sferat e poret e jetës. Nëse e tërheqim një paralele, shumë më shumë aleat e miq kishte në kohën e Presidentit Rugova, edhe pse kishim një „Shtet Deklarativ“ se në periudhën e fundit dyvjeçare. Gjithë këta parametra shkonin në disfavor të kryeministrit, meqë i kuptoi më në fund popullata gënjeshtrat, intrigat e mashtrimet që ua bëri. Ka perënduar koha e proletariatit diktatorial. Këtë rënje rapide nuk e përballon dot kryeministri me noteren alias presidenten. Shih për këtë, shfrytëzon „namin“ e vetë në shtetin e Maqedonisë Veriore në një vizitë private, për të përçarë faktorin kombëtar shqiptar atje. Të njejtën lojë u përpoq ta luaj edhe në Shqipëri gjatë „muajit të mjaltit“, por dështuan fallangat e misionarët e tij, falë nivelit të lartë intelektual e kombëtar. Si duket këtë dështim nuk arriti ta përpunoj apo kurojë kurrë Kurti, dhe ngeli me pasoja psiko-toksike. Pra, ngritja e karrierës politike, qoftë dhe mbi viktima, identifikohet si sëmundje egoiste. Ndryshe nuk dij si shpjegohet shpallja hero e kriminelëve serb (që vetë i quante kriminel sa ishte në opozitë, Kurti), si Zoran Gjingjiq, Oliver Ivanoviq,…etj.; pastaj emërime në poste të larta që nga nivelet komunale e deri në Kabinetet Ministrore të oficerëve të lartë ushtarak serb nga koha e Millosheviqit, të cilët kishin udhëheq vrasjet, shfarosjet dhe dëbimet masovike të shqiptarëve.
Mos të harrojmë dhe një „top sekret“ që iu doli në media e që njihet si „Klani ZdraVVo“, ku zbulohet biseda dhe „buzëqeshja me gjentilesë“ e Mimoza Kusarit me Z. Simiq dhe kriminelin serb të shpallur ndërkombëtarisht „non grata“ nga perëndimi Milan Radojqiq. Këtu mos të ngatërrojmë gjërat apo të keqkuptohemi, mes bisedës sekrete dhe bashkëpunimi zyrtar me Listen serbe (pra gjithnjë sipas Kushtetutës tonë).
Ekonomia thuaj se ka falimentuar. Sipas ekspertëve ekonomik, një ndër njohësit më të mire edhe Prof. Dr. Avdullah Hoti (ish Kryeministri më I suksesshëm I pasluftës), me buxhetin e shtetit duhet ditur si menagjohet, veçanërisht në kohë krizash, e jo të bllokohen në arkën e shtetit. Këtë segment e kanë dëmtuar shumë edhe keqpërdorimet e shumta institucionale. Shih për këtë, rezulton se kjo Qeveri për dy vite ballansoi hajnitë e keqpërdorimet me njëzetë vitet e qeverisjeve tjera. Pra, padyshim është kampion i mospunës sikur dhe hajnisë klasike bile, pa ndalë në secilin segment veç e veç, pasi dhe janë të njohura për opinionin. Gjithë kjo trysni qeverisëse kundrejt popullatës, si në kohë monarkie, bëri që mos të shihet asnjë fije shprese, madje as në fund të tunelit për gjeneratat e reja dhe ardhmërinë e tyre në vend. Shkelja e Kushtetutës dhe mospërfillja e mekanizamve ligjorë në dobi të shtetit është kthyer në dukuri rutinore me këtë qeverisje. Ndaj, janë të detyruar të marrin „kokën në duar“ (siç thotë populli) drejtë botës perëndimore. Kurrë nuk ka pasë eksod më të madh të popullatës sonë, se këto dy vitet e fundit që nga fundvitet e ’80-ta apo fillimvitet e 90-ta. Suksesi me të cilin mund të krekoset kjo qeveri aktuale është ngritja e infrsastrukturës së keqpërdorimeve, linçimeve, hajnive, izolimeve, krizave dhe nepotizmit.
Prandaj, besimin që ia dhanë votuesit „Qeverisë së shpresës“, lëre që u zhgënjyen masovikisht, gjithnjë sipas mjeteve të informimit dhe sondazheve ndërkombëtare, por filluan ta injorojnë e bojkotojnë dita – ditës më shumë, me arsye të plotë. Shih për këtë, sondazhet më të besuara nga institucionet ndërkombëtare, sot e radhisin Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK-në) në vendin e parë, kurse LVV dhe PDK variojnë njëra me tjetrën në pozitën e dytë përkatësisht të tretë. Rezultatet e tilla kanë dhe logjikën e vetë, mbase e vetmja Parti që nuk ka asnjë deputet me aktakuzë të hapur, dëshmi që është besnike në Platformën e Filozofisë Rugoviane. Qëndrime që përshkruhen me shumë përpikmëri në strategjinë e „rrugës së re“ të shpalosura në disa media nga kryetari Lumir Abdixhiku. Pjekuria, urtia dhe niveli intelektual e politik, realizuar nga bota akademike e LDK-së, është treguesi më bindës për zhvillimin, avansimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës, si konkluzion janë të mishëruar për Shtetin e me Shtetin. Andaj, ngjyrat e projektimit të spektrit „rruga e re“ sikur po e pengojnë ndonjërin nga rivalët politik, që kanë më shumë probleme me vetvetën e tyre. Tani kërkohet të jemi vigjilent, të kujdesshëm dhe të ditur, padyshim. Se dija reflekton, veç fisnikërisë, arsimit e kulturës, edhe atdhedashurinë e paskajshme. Dhe vie një ditë e re, për një epokë të re, në „rrugën e re“, me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me platformën e filozofisë Rugoviane si testament i Presidentit Historik Ibrahim
RUGOVA.
Zoti e bekoftë kombin tonë!
Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës!
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!
P.S.
Opinioni im është përsonal dhe nuk ka të bëjë fare me pozitën që ushtroj në strukturat e LDK-së.
Koblenz, 14.08.2023