Klima në Kosovë këto ditë është e ndryshueshme. Sikur korrespondon me klimën politike, qoftë edhe si për ironi të fatit. Kjo, mbase për çudi të botës perëndimore me shoqëri pluraliste, ndodhë vetëm në Kosovë. Ndaj dhe identifikohemi si shteti i nodhive të çuditshme për të mos thënë dhe bizare.
Shih për këtë, Kryeministri i Kosovës, para pak ditësh, ju bënë FTESA Liderëve partiakë opozitarë, që të shkojnë në votim për të rrëzuar Vetveten, pra Kryeministrin dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Thënë të vërtetën raste të tilla kishte edhe kur ish Kryeministri Thaqi e rrëzonte veten nga posti, por ndryshimi ishte se nuk e kishte forcën politike Parlamentare siç e ka aktualisht A. Kurti.
Pra, Kryeministri aktual ka fituar mbi 50 % – qind, dhe nuk është e qartë për çfarë VOTËBESIMI flet? Ka frikë dekonspirimin e tij politik, (siç e nxori në pah z. Haradinaj si i rekrutuar nga qarqet e dyshimta serbo-sllave…!), dhe kërkon aleat në realizimin e premtimeve antishtet…!?
E dyta është plasaritjet brenda subjektit Qeverisës, që arriti të armiqësoj dhe bashkëthemelueset e Listës Guxo?
E treta, mund të jetë dëshprimi i disa deputetëve të LVV, por antianalfabet funksional, që dita ditës e më shumë rradhiten si të pavarur në Kuvendin e Kosovës.
E katërta, si është e mundur që nga “Bashkimi Kombëtar” të rrëshqas drejt Marrëveshjes për ZAJEDNICËN me kompetenca vetmenaxhuese!?
Sa për dështimet tjera në arenën ndërkombëtare nuk do ndalem se mund të mbytet vetë në atë pellg të ndotur Kryeministri! Shtrohet pyetja konkrete, pse kërkon rrëzimin e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme Kryeministri?!
Por më e keqja është, se vetë deputetët e Sektit të VV – së, sa përmendet votimi i shpërndarjes së Kuvendit, nuk presin derën por kërcejnë nga dritarja e Kuvendit, e dijnë mirë se kishin “fat në fatkeqësi”, apo më e kapshme e popullorçe për ta, jap shpjegimin se “ju qëlloi Bajrami në Ramazan” – siç thotë populli.
Sot, lypsarët rrugëve shtohen, emigracioni është më i madh se asnjëherë më parë (bile as në fillim të viteve të ’90-ta nuk kishte këto përmasa!), dhuna në familje, në shoqëri, etj., më e reflektuar që nga çlirimi, e deri në vetvrasjet për pamundësi mbijetese. Dihet një urti se “foshnja e do mamanë, me perkdheljet, urata e dashurinë që i dhuron, por kur e kap uria, kërkon ushqimin. Ndryshe e humbë durimin dhe dashurinë ndaj mamasë e zhgrehet në vaj”. Çfarë po ndodhë me shoqërinë tonë? A ka ndonjë pedagog, intelektual a institucion i mirëfilltë që arrinë të bindë këtë popull të shkretë për ngritjen tejnormash të analfabetizmit?
Nuk është mjerim nëse nuk ke bërë arsim dhe je analfabet, absolutisht jo, por dhimbshme është prodhimi i analfabetizmit me DIPLOMA. Këtë epokë të diturit e identifikojnë me çmenduri. Por kjo është dhe mbetet një temë më vete, pa harruar pasojat që i sjellë shoqërisë.
Kryeministri, kurthën që e ngriti për t’ua dhënë nga një “karrem” Liderëve opozitarë, i ngeli atij në fyt (bashkë me M.K. e PDK-së), edhe pse i ftoi për koordinim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ndërkaq, Ai nuk kishte koordinim me asnjë palë që janë në krye të shtetit. Dmth., përpiqej t’i përdorte si vegël për të shpëtuar veten ose për të ndarë përgjegjsitë për masat sanksionuese që ia shqiptoi BE, për dështimin në BE e deri te “zajednica e Kurtit”. Përçarjet mes Kryeministrit dhe Kryetares së shtetit, vetëm tani dolën në pah, se marifete të tilla ka dhe brenda subjektit të Sektit të VV-së e lere më përtej. Kjo panikë, Kryeministrit sikur po ia dridhë dhe “perdet e dhomës” së gjumit natën. Ama një gjë nuk qartësohet, kërkon mbrojtje nga frika, apo ka vërtet “kanosje” si në rastin kur ishte në Maqedoninë e Veriut!? Ky njeri nuk përton të ngritë kurthe, të krijoj kriza, të kqyret në pasqyre dhe në fund të trembet nga vetvetja apo të bëmat e tij.
Kjo vetvetje apo përsonalitet narcizoid, po e detyron sot të kërkoj amnisti… Amnistia ju refuzua nga LDK-ja e AAK-ja, mbase aktronte viktimën (si më parë), por ka dhe një derë të hapur, të ofroj DORËHEQJE dhe të shkohet me qytetari e kulturë në zgjedhjet e reja Parlamentare. Jam i bindur njëqindpërqind se Kryetarja e Shtetit do ta miratoj DORËHEQJEN tuaj Kryeministër që sot, veç bëhu njëherë burrështatas e ik njerëzisht. Sot, asnjëri nuk keni nevojë për tjetrin.
Dorëheqja është dhe virtyt, edhe pse je zhytur në llym gjer në fyt. Krejt për fund, do parafrazoj Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kur ju z. Kryeministër krekoseshe në Parlament për frikën e rrëzimit nga opozita, z. Abdixhiku ju drejtua juve me fjalët: “Dy herë të kemi rrëzuar (për të amnistuar ty), e herën e tretë do ta rrëzosh veten, për të mos u ngritur më”. Mbetet të shuhet kurthi i radhës që do ngre Kryeministri kundrejtë opozitës, ndoshta e “hanë karremin” e tij, por vështirë po i dalin matematikat kësaj radhe. Zoti e ndihmoftë…
Lamtumirë Qveria e mashtrimit!
amtumirë Kryemashtruesi Epokal!