„Unë ec ngadalë, por kurrë nuk bëj hapa prapa”. – Abraham Linkoln Lidhja Demokratike e Kosovës ishte dhe mbetet arqitektura e vetme kreative e Shpalljes së Pavarësisë dhe Shtetndërtimit të Kosovës me në krye Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Mes shumë sfidave e peripecive, me batica e zbatica, me atentate e vrasje gjatë e pas luftës, Lidhja Demokratike ishte në shënjestër të rivalëve politik. Natyrisht, nuk i shpëtuan dot impenjimit të “intelektualve” amorf, që depërtuan përbrenda kalasë. Të tillë “intelektual” e figura publike, ishin vegël e rivalëve politik kundrejt LDK-së, me porosi të apostrofuar, duke bartë në ballë portretin e Presidentit Rugova. Akoma, edhe në ditët e sotme shoh disa „rugovistë“ që derdhin lotë krokodili pas Vjosës apo Donikës së „Listës Guxo“ si patericë e VV-së, bashkë me z. Kusari-Lila n‘ emër të një partie në letra „Alternativa…“. Të tillët o janë injorantë, o janë falanga të „liderëve“ koti me emblemë të „Rugovizmit“. Filozofia e Rugovizmit nuk është vetëm shenjë-zim por është Doktrinë. Rugova ishte UNIKAL pavarësisht atyre që e nxjerrin shok klase, bashkëpuntor “besnik” apo forma tjetra afrie me te. Rugova nuk iku si „refugjatë“ si disa „liderë“ apo „komandantë në Rogner“ të Tiranës, por qëndroi aty ku peshon guri në themel muri…
Për të mos u zgjatë më shumë, kë po e pengon reformatizimi i suksesshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Lumir Abdixhikun? Ata që derdhin lotë krokodili për LDK-në e votojnë Listën Guxo, apo…? Jo asessi, veç se reflektoni nivelin tuaj prej hiqit. „Nuk më vie keq të them se qava, por më vie keq te them se vetëm në moshën time të thyer arrita ta njoh një shkrimtar të madh si Migjenin“,-tha kritiku rumun kur e lexoi Migjenin. Këtë parantezë e them edhe unë për kryetarin tonë Lumir Abdixhiku, një poliglot me vizion kombëtar e shtetëror Rugovian. Kryetar me vizion, program dhe qasje afrie me çdo shtresë. E „meta“ e tij është se nuk premton utopi por pragmatizëm. Mbase „dobësia“ e tij është se flet pak e bënë shumë, i „ngathtë“ në shifra por i shkathtë në deshifrime konkrete e veprime. Prandaj, nuk e dij ku „eksploroni“ në planetet qiellore juve që kritikoni reformat brenda strukturave të LDK-së. Kujtoj, se i duhuri erdhi në kohën e duhur, me vota të fshehta e demokratike, e ai është Lumir Abdixhiku. Prandaj e besoj dhe e respektoj deri në maksimum. Fundja, jam dhe mbetem instiucionalistë i LDK-së, jo mediokërr formalistë apo militantë “analfabet”, siç i quan lideri i tyre qëngjat manarë. Një lider që përpiqet të mbijetoj politikidht duke prodhuar kriza, është i predestinuar të dështojë… Një Lider që ngrihet me populizma megallomane, prapë është i predestinuar të bëjë “vetëvrasje” politike, me gishtin drejtuar rivalëve politik. Shih për këtë, Kryetari Abdixhiku u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit se e ka përkrahjen masovike të gjithë delegatëve në Kuvendin e X – të zgjedhor. Besimin e fitoi nga elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga baza e gjer në instancat më të larta partiake. Përkundër disa zërave denigrues e dashakqinjë kundrejt LDK-së, se nuk ka “demokraci përbrenda, kinse pa një kundërkandidat”! Çfarë sugjestionimi…!? Shtrohet pyetja logjike, kush ua ndaloi konkurimin për të parin? Pastaj, ta kthejmë kokën nga e djeshmja, kur u mbajt Kuvendi i jashtëzakonshëm, a kishim tre kandidatë për Kryetar, apo jo? Përcaktuesi ishte vota e fshehtë në kuti. Prandaj, puna energjike ekipore, përmbajtësore nga ekspertët e fushave e me vizion të qartë shtetëror, me Platformën “Rruga e re”, ia mundësuan Liderit aktual dhe për një mandate të rregullt. Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës në Kuvendin e X-të Zgjedhor, tregoi kulturë demokratike, nivel intelektual e institucional. Pra, këtu nuk ka ndërskamca, prapaskena e as pengesa nga brenda subjektit, pa harruar sulmet e shigjetimit nga „snajperistë“ n‘ emër të „taborrit Rugovian“, të amputuar e dresuar tani më nga rivalët e LDK-së.
Mllefosjen nga rrjedha dhe pjesëmarrja masovike e së Dielës së kaluar (19.11.2023, ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë) të mijëra pjesëmarrësve, „Rugovistëve të betuar“ iu doli boja. Ata nuk pushuan së shkruari duke derdhë „lot krokodili“ për demokraci të brendshme përmes ironisë, sarkazmës apo satirës „therrëse“, por fare bajate. Veti tjetër kolektive progresiste e shoqërisë tonë, që është për të përgëzuar, është ngritja e nivelit të vetëdijes kombëtare bazuar në vepra jo në utopi e sllogane të thata. Ironia e fatit njerzor është fakti,dëshmia që të diturit do të thonin „prekja reale“, jetësimi e përmirësimi i jetesës së popullit më të varfër në rajon e më gjërë. Paga në arsim, polici, shëndetësi e shtresa tjera vetëm pagë nuk është. Ndoshta pak më tepër se lëmoshë. Ndaj, Lidhja Demokratike e Kosovës si fundamenti i pluralizimit, demokracisë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, nuk mund të qëndroj duarkryq. Mblodhi ekspertë të të gjitha fushave e profileve sociale, shkencore e politike për të gjurmuar „diagnozën“ e përbuzjes së shtetit e të marrë „botën në sy“, siç thotë populli, për një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Kundrejt hulumtimeve të shumta, më në fund ia dolën me Platformën „Rruga e re“. Elaboruar nga bota akademike, rezulton se masat e gjëra popullore, mezi pritën shpalosjen dhe njohjen për së afërmi me Platformën „Rrugën e re“.
Platformë që po përqafohet dita-ditës më shumë se kurrë e me intensitet të shtuar, ku gjason me epokën Rugoviane. Ky zgjim apo rizgjim masovik popullor vjen dhe pas dështimit katastrofal të Qeverisë aktuale, Qeveri që ua solli „lakun në fyt“ çdo shtrese të shoqërisë tonë. Dështim total në çdo sferë qeverisëse, izolim global nga bota perëndimore deri në linçim me pasoja të pariparueshme për kohë të gjatë. Ndryshe, një fjalë filozofike thotë: – „Populli lirinë, mirëqenien e ardhmërinë e sheh tek bota intelektuale akademike“, siç është e vetmja parti e djathtë në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Lumir Abdixhikun. Këtë e dëshmojnë edhe sondazhet e bëra nga entet më të specializuara e më të spikatura ndërkombëtare duke e nxjerrë që sot LDK-në si parti e parë në Kosovë. Kroi i LDK-së buron tutje, për të shuar etjen e për t’ua pastruar plagën e varfërisë popullit të pafajshëm… Rugova ka lënë pasardhës besnik që vazhdojnë e marshojnë me „Rrugën e re“. Mbarësi e suksese klasa politike akademike e LDK-së.
Abraham Linkolnka një thënje të mrekullueshme, ku thotë: – „Unë ec ngadalë, por kurrë nuk bëj hapa prapa”. Kjo ishte dhe filozofia pragmatike Rugoviane, e tradita vazhdon me „Rrugën e re“.
Hasan Qyqalla