Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar me ushtruesin e detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP, pas sulmeve të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqit ndaj gjyqtarëve.
Ambasadori britanik ka thënë se Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës.
Ai ka thënë së PZAP nuk duhet t’i nënshtrohet presionit apo sulmeve politike.
“Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës sipas ligjit. Anëtarët e Panelit nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike. Këtë pasdite takova Kryetarin Zenel Leku dhe Ushtruesin e Detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP për t’i falënderuar për përpjekjet e tyre”, ka thënë ai.
Kujtojmë se KQZ-ja kishte votuar kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por më pas PZAP e kishte anuluar këtë vendim si të kundërligjshëm.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së