Situata politike në vend, me bllokadën që po ndodh me formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të shkurtit, po kritikohet nga ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Kosovë.
Është Jonathan Hargreaves, Ambasadori Britanik në Kosovë, ai që gjatë një takimi që sot zhvilloi me kreun e AAK-së, tha se kjo bllokadë po e dëmton vendin.
“Bllokada politike e Kosovës po dëmton vendin. Sot u takova me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të shkëmbyer pikëpamje mbi sigurimin e veprimeve vendimtare kur të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse komunale në tetor”, tha Hargreaves në një postim në Facebook.
Për takimin është deklaruar edhe vetë Haradinaj, i cili theksoi nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës institucionale.
“Haradinaj ritheksoi se kjo bllokadë duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai nënvizoi se funksionimi i plotë i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës”, tha AAK-ja në një komunikatë për media.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për mbajtjen e seancës konstituive, duke ua ndaluar deputetëve të marrin vendime apo të ndërmarrin veprime nga data 27 korrik deri më 8 gusht, kur do të shpallet aktgjykimi i plotë mbi ngërçin në Kuvend.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e