Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike shqiptare.
Ai ka theksuar se nuk do të mbështesë asnjë Qeveri Kurti 4 apo 5 që mund të dalë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
“Vija të kuqe ne nuk kemi dhe nuk kemi pasë me asnjë parti politike shqiptare, ne nuk mbështesim një Qeveri 3, 4 apo 5, cilado qoftë nuk mbështesim, pra ky është dallim. I dëgjoj udhëheqësit tjerë që thonë se nuk kemi vija të kuqe, ata duhen të sqarohen, a është vijë e kuqe Kurti 4 apo 5?”.
“Pra, ne nuk kemi pse me pas vija të kuqe ndaj asnjë partie politike shqiptare. Pra, mos harroni se nuk mbështesim Qeveria Kurti 4 a 5”, tha Haradinaj.
I njëjti përmendi edhe nominimin e Albin Kurtit si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar edhe mosmarrjen e mjaftueshme të votave të Kurtit dhe Glauk Konjufcës për formim të Qeverisë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“E pash këtë nominimin e Kurtit nga LVV për mandatar, që është e drejt e tyre. Por ishte një simbolikë që dy mandatar, të dy nuk arritën të marrin voton për Qeveri në Kuvend, e njëri e mandatojke tjetrin”, ka thënë Haradinaj. /KlanKosova



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka