Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kandidatura e dytë e VV-së për qeveri është përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.
Haradinaj ka reaguar pasi VV-ja në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm propozoi që Konjufca të jetë i mandatuari i radhës për kryeministër.
“Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.
Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.
Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Haradinaj.



Të tjera
Aktuale
Kosova përballet me deficit të lartë tregtar ndaj vendeve të rajonit
Kosova po përballet me deficit të
Aktuale
Aksident i rëndë në rrugën Viti-Kllokot, tre persona dërgohen në spital
Tre persona janë lënduar si pasojë
Lajme
Mbi 1.5 milionë pelegrinë kanë mbërritur në Mekë për haxh
Haxhi vjetor – një nga pesë