Haradinaj: Qeveria dëmtoi zjarrfikësit, sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar dëmet që i janë shkaktuar zjarrfikësve nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave. Ai ka shkruar se në kohën kur qeveria e tij kishte miratuar rritjen e pagave në bazë të ligjit, planifikohej rritja deri në 736 euro, nga 430 sa është aktualisht.

Deklarata e plotë:

“Mbi 900 intervenime kanë kryer zjarrfikësit tanë vetëm në rajonin e Prishtinës, që nga fillimi i këtij viti, e vitin e kaluar mbi 2 mijë intervenime.

Përpos mungesës së stafit, që vërehet më së shumti tani gjatë sezonit veror, nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave, ky sektor është dëmtuar mbi 400 mijë euro. Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430€, e me ligj planifikohej të ngritej në 736€, shto kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit.

Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben për shtetin tonë, që rrezikon jetën çdo ditë, për të mbrojtur qytetarët”.

ngjashme