Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së Presidentit, duke theksuar se nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm deri në përfundimin e afatit kushtetues.
Ai ne emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se procesi pritet të zgjasë deri në fund të afatit ligjor, por pa ndonjë lëvizje konkrete nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Haradinajt, ekziston mundësia që Kurti t’i kërkojë ushtrueses së detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, që të thërrasë partitë politike për konsultime, qoftë para përfundimit të afatit apo edhe më vonë.
Megjithatë, ai theksoi se nuk sheh ndonjë përpjekje serioze nga Kurti për të ndryshuar situatën aktuale.
“Ky është afati kushtetues dhe me siguri që do të pritet deri në afat kushtetues të plotë, por nuk pres asnjë zhvillim, asnjë ndryshim. Mund ta ndodh që Kurti do t’ia kërkojë Albulenës, si presidente në detyrë, t’i ftojë partitë, qoftë para skadimit të afatit, qoftë më vonë. Mirëpo, nuk shoh nga Kurti më fare ndonjë përpjekje të re”.
“Do ta bëjnë një përpjekje me mbulu këto shtatë ditë, me një lojë, me aq sa kanë mundësi, sa u ka mbetur terren të bëjnë lojë, por qëllimi i tyre është vetëm t’i harxhojnë këto ditë, të na çojnë në zgjedhje”, tha ai.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar