Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot konstituimin e kuvendit e ka bllokuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet.”
Ai ka thënë Kurti nuk mund të ulet në dy karrige njëkohësisht, derisa ka shtuar se nuk e votuan raportin për shkak se nuk mund ta shkelim Kushtetutën.
“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin.”
Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit dhe ministrave që të tërhiqen nga postet ose nga mandatet e deputetit e mos t’i fajësojnë të tjerët.
“Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta.”
Sot ka dështuar seanca konstituive e kuvendit pasi nuk ka kaluar raporti i komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve. Kjo pasi PDK, LDK e AAK votuan kundër me arsyetimin se anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë nuk kanë dhënë dorëheqje. /GazetaExpress/



Të tjera
Lajme
Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot
Aktuale
Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri
Ka vdekur personi që ra nga
Aktuale
Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri
Një burrë ka rënë sot nga