Zyrtari i AAK’së, Daut Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së babait të Kadri Veselit, Fazli Veseli, shkruan Gazeta Botapress.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Fazli Veseli do kujtohet si një burrë i nderit e burrërisë. Ai tutje i shprehu ngushëllime familjes Veseli, e veçmas Kadrisë që nuk është prezent pranë familjes.