Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, duke theksuar se është e arsyeshme që të diskutohet me partitë opozitare për një kandidat tjetër për këtë post.
Haradinaj tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje (VV) nuk ka mjaftueshëm mbështetje për Albulena Haxhiun, duhet të kërkohet një kandidat më unifikues.
Ai theksoi se AAK-ja ka paraqitur disa propozime dhe është e hapur për një diskutim më të gjerë për tejkalimin e krizës politike dhe për të kaluar në fazën e krijimit të qeverisë.
“S’pashë negocim për Kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës, atëherë ka logjik edhe mu diskutu me opozitën edhe kandidati, në këtë rast një kandidat më konsensual se Haxhiu. Ne i kemi dhënë disa propozime, i kemi përmendur. Jemi të hapur nëse partitë dëshirojnë me gjetë një rrugë, me kalu përtej konstituimit të Kuvendit që me fillu koha për qeverinë,” tha Haradinaj.
Ai theksoi gjithashtu: “Nëse të duhet vota e partive tjera, s’mundesh me qenë fare jo hapur, duhet të diskutojmë kandidatin. Nëse VV s’i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues.”



Të tjera
Aktuale
Osmani pasi e takoi presidentin e Hungarisë tregon se i kërkoi “heqjen e masave të padrejta të BE-së”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e
Aktuale
Për heqje të masave BE-ja thotë se do të punojë me qeverinë e re
Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm
Aktuale
Radio Evropa e Lirë: Mosrespektimi i protokolleve në QKUK rrit infeksionet
Dy pacientë kanë humbur jetën brenda