Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njoftimit të Listës Serbe që u larguan nga institucionet e Kosovës, duke i bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reflektojë.
“Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërpresim ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj.
Mushkolaj pas vendimit të Listës Serbe për bojkotim: Kjo është karta e fundit e Vuçiqit
Ai po ashtu ftoi banorët në veri të vendit për përmbajtje dhe qetësi.
“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan. Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse”.