Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë mundësinë ligjore të paguajnë menjëherë 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes rialokimit ose ridestinimit të 5% të buxhetit, një mundësi e parashikuar nga ligji, transmeton lajmi.net.
“Është lojë me kurthe për të bartur fajin. Kurti sot mund t’i ndaj buxhet RTK-së, sepse ekziston e drejta e bartjes apo ndërrimit të destinacionit të 5% të buxhetit. Ashtu sikur ka bërë edhe shumë veprime financiare që i dimë, e njëjta është edhe kjo. Nëse nuk ka mjaftueshëm në rezerva, i bart nga 5%shi. Qeveria ka të drejtë me rialokuar dhe ridestinuar këto mjete. Të gjitha këto mundësi ekzistojnë, kjo është thjesht një lojë për të bartur fajin,” tha Haradinaj në Klan Kosova



Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur