Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi sonte në Pressing në T7 se kreu i Nismës Fatmir Limaj “është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin”. Sipas Haradinajt, pozicioni i Limajt është i gabuar, teksa shtoi se “nuk ka pas nevojë me u nda”.
Haradinaj tha se me Limajn ka përfundu bashkëpunimi i tij.
“Me mu ka përfundu bashkëpunimi, edhe me pas jetën e varuar me Limaj, tri votat e tij nuk i dua”, tha Haradinajt për Limajn në Pressing, transmeton Express.
“Asnjëherë s’kemi diskutu që njëri nga ne me shku me mashtruesin”, tha Haradinaj, referuar si “mashtrues” Kurtit.
“Nuk kemi komunikim, e ka vështirësu bashkëpunimin me ne, në pozicionimin e tij i hapur për negociim me Kurtin dhe me negociatat me Kurtin ndaras nga ne dhe ndaras nga opozita”, tha Haradinaj për raportin me Limajn në Pressing, transmeton Express.
“Ai është në komunikim të vazhdueshëm me z.Kurti”, pohoi tutje Haradinaj.
“Ne jemi përcaktu për qeveri të opozitës”, shtoi Haradinaj.



Të tjera
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në
Lajme
Sekuestrohen atlete me logo të brendeve të njohura në pesë lokacione të Prishtinës
Dogana e Kosovës ka zhvilluar një