Haradinaj del me Rezolutë për qeverinë: Nëse s’ka sukses, do të shqyrtojmë masa të tjera

Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë me një propozim katër pikësh për Kuvendin e Kosovës pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës.

Haradinaj ka thënë se pika e parë e propozimit është që kryeministri Albin Kurti të shtyjë vendimin për targat.

Ai ka treguar edhe pikat e tjera të Rezolutës:

“Qeveria e Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshjen finale. Presidenca Kuvendi, Qeveria, Kuvendi fillojnë dialogun intensiv me serbët për t’u kthyer në institucione.

Qeveria nis komunikimin me faktorët më relevant në vend përfshirë edhe opozitën për të dalë nga situata.

Të kërkohet një sqarim nga SHBA, takim disa ditor deri në përmbyllje të marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse edhe pas interpelancës nuk do të arrihet sukses me këtë rezolutë, atëherë do të shqyrtojmë masat e tjera për të penguar degradimin e situatës në vend”, ka thënë Haradinaj.

ngjashme