Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja janë betonuar pro bllokadës së Kuvendit.
Duke përmendur parashikimin e AAK-së për hyrje të vendit në bllokadë të thellë institucionale, Haradinaj deklaroi se Abdixhiku po vijon të vendnumërojë.
“Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!” shkroi ai.
Ky është postimi i plotë i tij:
AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë.
Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende.
Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së