Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka hapur thirrjen për mbështetjen financiare të entiteteve që ofrojnë shërbime të Kuzhinave Popullore.
Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i entitetit (maksimum 100 mijë euro për entitet), njofton ministria.
“70% e mjeteve nga ky financim duhet të përdoren për blerjen e produkteve bujqësore vendore; 28% e mjeteve duhet të përdoren për blerjen e produkteve mbështetëse; dhe 2% e mjeteve mund të përdoren për shpenzime logjistike në realizimin e projektit.
Të drejtë aplikimi kanë organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e tjera të cilat zhvillojnë aktivitetin e Kuzhinave Popullore.
Aplikimi bëhet përmes email adresës [email protected] dhe do të jetë i hapur deri më 18 nëntor 2022”, thuhet në njoftim.
Më shumë informacione klikoni KËTU.