Hapet aplikimi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës, ka njoftuar se sot hapet procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomi familjare dhe biznese

Sipas këtij njoftimi, të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në Komunën e Mitrovicës.

“Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
  • Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Numri i anëtarëve të familjes;
  • Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
  • Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
  • Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  • Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Afati për t’i dorëzuar këto kërkesa, përfundon më 26 janar 2026

Të tjera

Lajme

Pavarësisht kritikave, Kurti vazhdon të emërojë zëvendësministra

Pavarësisht kritikave që mori ditë më

Showbiz

Çfarë nuk duhet të hani me stomak bosh?

Ekspertët e të ushqyerit paralajmërojnë se