Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore, kësaj here të fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale
Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës.
“Unë e di që pensionet e sotme nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme, sidomos në një kohë kur çdo gjë është shtrenjtuar, nga ushqimi te barnat e deri te shërbimet bazike,” ka deklaruar Hamza.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, përfshirë pensionet e moshës, kontributdhënëse, të kategorive të luftës, të aftësisë së kufizuar dhe invalidore, pa përjashtim.
“Asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ulët se 250 euro,” ka theksuar ai.
Po ashtu, Hamza ka njoftuar se do të rriten për 50% edhe të gjitha ndihmat sociale. “Me mua Kryeministër, shteti do të jetë pranë jush,” ka përfunduar Hamza.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing