Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamti, ka vlerësuar se partia në pushtet e ka pranuar Asociacioni duke thënë “Zajednica nuk kalon”.
Duke komentuar debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti ka raportuar për dialogun me Serbinë, zyrtari i LDK-së ka theksuar se tash pushtetarët i kanë ndryshuar qëndrimet.
“E kanë pranuar Asociacionin duke thënë: “Zajednica nuk kalon”! Bën: Me rëndësi Asociacion se Zajednica serbisht!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
E kanë pranuar Asociacionin duke thënë: “Zajednica nuk kalon”!
Bën: Me rëndësi Asociacion
se Zajednica serbisht!