Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj pushtetit aktual.
Ai ka vlerësuar se pushteti i VV-së po e godet pamëshirshëm rendin juridik-kushtetues të shtetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ia ka rikujtuar VV-së se nuk e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovë në vitin 2008.
“Nuk e festuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Po e godasin pamëshirshëm rendin juridik-kushtetues të shtetit tonë. Janë shkelës serialë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Deputeti Albin Kurti, kryetar i VV-së, po e drejton Qeverinë duke e shkelur Kushtetutën, e cila nuk e lejon të mbajë edhe post ekzekutiv. Vendi ynë është nën sanksione të ashpra të BE-së prej mesit të vitit 2023 për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes. Për pasojë, qindra milionë euro janë humbur. Qytetarët janë varfëruar”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Nën drejtimin e tyre, institucionet kryesore të vendit janë paralizuar gjatë vitit 2025. Nuk ka funksionim kushtetues të Kuvendit dhe të Qeverisë. Qeveria nuk mbikëqyret nga Kuvendi që, edhe ashtu, nuk është mbledhur asnjëherë gjatë këtij viti për punë të veta, pos për konstituim. Demagogët popullistë, përbuzësit e shtetit të pavarur të Kosovës, këta që e kanë katandisur vendin keq në këto vitet e fundit, duhet larguar nga pushteti me votë qytetare”, ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
Përparim Rama takim në Departamentin Amerikan të Shtetit: Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë
Kreu i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme
Astrit Desku i bashkohet LDK-së
Mirë se vjen Astrit Desku.
Lajme Opinione
Bloomberg: Evropa në kohën e saj më të vështirë, si të shmanget një përçarje me SHBA-në
Mesazhi nuk mund të