Falë veprimtarisë së pandalshme për çështjen kombëtare, rezistencës paqësore aktive, ecjeve për Liri e Pavarësi dhe veçmas luftës së UÇK-së, Kosova është e lirë dhe e pavarur.
Duke qenë edhe vet pjesë e aktiviteteve që rezultuan me Liri e Pavarësi, ndjehem krenar që sado pak kontribuova për të mirën e vendit, të mirën e Kosovës. Jam i vetëdijshëm se kontributi ynë dhe sakrifica e viteve 90-ta, për Liri dhe Pavarësi, ka zanafillë përpjekjet e parreshtura të popullit shqiptar për Liri, për shtetin e pavarur të Kosovës. Edhe unë personalisht jam krenar që u vlerësova për aktivitetin tim e të familjes, duke u nderuar me Mirënjohje të lartë nga OVL së UÇK-së, me portretin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari!
Halit Krendali