Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, njëheri zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas videos që qarkulloi në rrjete sociale mes përplasjes së aktores Elia Zaharia dhe ish-bashkëshortit të saj, Princit Lekë.
Sipas saj, fatkeqësia e dikujt tjetër është bërë objekt tallje dhe kjo është e papranueshme dhe për keqardhje.
“Fatkeqësia e askujt nuk duhet të bëhet objekt talljeje e humori. Videoja e qarkulluar e aktores Elia Zaharia duke iu bërë gjyqi publik, e papranueshme dhe për keqardhje.” – ka thënë ajo.
Halimi e ka përmendur edhe peticionin e nënshkruar nga aktorë e aktore, duke thënë se arsitët mund të bëjnë më shumë për të dënuar mendësinë e tillë shoqërore.
“Ndaj, peticioni i nënshkruar nga më shumë se 144 aktorë e aktore për ta larguar videon nga rrjetet sociale, edhe njëherë na dëshmon që artistët mund të bëjnë më shumë për të dënuar mendësinë e tillë shoqërore.” – shkroi Halimi në Facebook.