Haki Abazi “e kallë nejën” me vallëzimin e tij në Poloni

“Pump It Up”, hiti i vitit 2004, e ka “dhezë” deputetin e VV-së, Haki Abazi, në një ndeje të organizuar në Poloni, ku ai është duke qëndruar si pjesëmarrës në një forum ekonomik.

Gazeta ka siguruar një video ku shihet Haki Abazi duke “e kallë nejën” në Karpacz të Polonisë.

Festa në të cilën Abazi ka shprehur aftësitë e tij të vallëzimit është organizuar në kuadër të samitit dhe shihet se deputeti kosovar e ka shijuar mjaft.

Abazi në këtë samit ka qenë folës në disa panele të “Forumit Ekonomik Polak”, forum ky i cili përfundon sot.

Kënga të cilën Abazi po e vallëzon është “Pump It Up!”, singeli i muzikantit belg Danzel i publikuar në vitin 2004 dhe që u bë hit global, e që vazhdon edhe sot të jetë pjesë e playlista-ve në klubet e natës. /Botapress.info/

ngjashme