Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se pas sulmit që rrëzoi për 3 ditë të gjitha faqet e shërbimeve dhe ato të institucioneve në vend qëndronin shtete dhe jo hakera të rëndomtë.
“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv.
Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit.
Rama hodhi poshtë që qeverisë së tij i ishte vënë një gjobë dhe se nuk ishin cenuar.
Ajo që bie në sy është se në krye të faqes qëndron një foto e madhe e madhe shoqëruar me titullin: “Konferenca e Durrësit, çelësi i Ferrit ose fundi i zjarrit”. Besohet se kjo është një mesazh për samitin “Irani i lirë” që do të mbahej në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit në 23 dhe 24 korrik, por që më pas u anulua pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane dhe kërkesës së qeverisë shqiptare.
Dokumentet e publikuara online nga hakerat “Drejtësia e Atdheut” që besohet se janë marrë nga institucionet janë shkresa, emërime, udhëzime apo dhe e-maile të punonjësve të AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Madje në një rast është edhe një dokument i firmosur nga vetë drejtoresha e këtij insititucioni Mirlinda Karçanaj.
Hakerat, ende të panjohur se kush qëndron pas tyre kanë vjedhur edhe e-mailet e punonjësve të AKSHI duke i listuar njëri pas tjetrit.
Në faqe janë publikuar edhe të dhënat e pasaportave të dy shtetasve ukrainas si dhe të dhënat e tyre të vaksinimit me doza të Sinovac në Sarandë.
Një tjetër dokument që besohet se është marrë në e-Albania është një certifikatë martese e një çifti shqiptar ku duken qartë të dhënat e tyre personale.