• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Hajnat vjedhin para dhe vulën e Shoqatës së Pensionistëve në Prishtinë

nga Bota Press
9 Mars, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Zyrat e Shoqatës së Pensionistëve Invalidor të Punës, janë plaçkitur gjatë natës së kaluar. Aty përveç të hollave, janë vjedhur edhe dokumente dhe vula e kësaj shoqate.

Kështu ka bërë të ditur, Muhamet Qyqalla, drejtor i Shoqatës së Pensionistëve të Invalidëve të Punës në Komunën e Prishtinës.

“Më kanë thirrur në ora 13:00, dhe kur kam ardhur pash që e kanë thyer zyrën. Hajnat kanë plaçkitur dhe kanë marrë gjithçka që ne kemi pasur me vlerë. Kur i kam parë, jam befasuar… Nuk e di se si ka mundur të ndodhë kjo… Nuk ka sigurim këtu, veç ditën se natën nuk ka asgjë. Sipas dëshmitarëve, diku nga mesi i natës është thyer, por nuk di më shumë… Kanë hyrë për të vjedhur diçka, por pensionistët invalidor ku ka hyrë shtresa më e ulët që është, ku nuk ka se nga të shkojë më ulët dhe poshtë, kanë ardhur të marrin diçka, por çfarë ka qenë, kanë qenë disa të holla dhe mjete të anëtarësisë dhe asgjë nuk ka pasur, asnjë burim tjetër. Nuk e di se çfarë ‘fytyre’ kanë pasur që të vijnë këtu… Dokumentet kanë qenë me vlerë për shoqatën, vetëm për shoqatën, kemi pasur disa projekte dhe të dhëna, edhe vulën e kanë marrë, që është me rëndësi. Vulën e organizatës, për invalidët e Kosovës e kanë marrë dhe unë nuk e di se çfarë iu duhet vula”, u shpreh ai

LEXO EDHE KETE

Këto vende do të mbesin pa rrymë ditën e premte

Ai shtoi se janë të habitur se si ndodhin vjedhje edhe ndaj pensionistëve.

“Ka ardhë kryetari dhe i ka parë zyret këtu dhe janë befasuar dhe janë ndjerë të zhgënjyer se si kanë arritur të vijnë në këtë gjendje, sesi te pensionistët invalidor të ndodhi kjo, askund tjetër në botë nuk ndodh kjo, vetëm te ne në Kosovë”, shtoi ai.

E drejtori i organizatës së pensionistëve invalidor të Kosovës, Ramush Asllani, tha se 300-400 euro ka qenë vlera e dëmit material, duke shpresuar se organet e hetimit, do ta zbardhin rastin.

“Ditën e sotme ka ndodhur një plaçkitje e arkës së ujësjellësit dhe zyrave tona, një demulim. Në arkën tonë kemi pasur një sasi të vogël të mjeteve, 300-400 euro, ato i kanë marrë dhe dokumentacionet i kanë shpërndarë gjatë bastisjes. Jemi të informuar që nga ora tetë (e mëngjesit), që kjo ka ndodhur dhe tani e tutje Policia e kanë marrë dhe organet e rendit hetimet dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha Asllani.

 

E pensionisti Shyqri Balaj, i cili çdo ditë është viziton shoqatën ku edhe takohet me pensionistë të tjerë, tha se janë thyer dy dyer për të hyrë aty.

“Kjo lloj bastisje, lloj thyerje është veç “një far vagabondizmi”, sepse asgjë nuk ka pasur aty. Pak diçka të holla ndoshta ka pasur… Çfarë miri, keq shumë është bërë. Ne edhe nuk kemi të ardhura nga asgjë, që të na ndihmojë askush dhe këtë na kanë bërë… Është bërë shumë keq, mirëpo unë nuk e di se përse të hyjnë aty, veç “vagabondat”, e bëjnë këtë punë. E kanë thyer me forcë, dy dyer i kanë dëmtuar”, tha ai.

Gazetavka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, megjithatë, deri tash nuk kanë dhënë detaje.

Tags: pensionistshoqatavjedhje

Të ngjashme

Kosovë

Hasani për moscaktimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Dëme të shumta nga erërat e forta në Dukagjin

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Lajme

Sulmi terrorist në Top Channel, Luizi qan me zë pasi mëson për vdekjen: E njihja rojën

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Lajme

Sulmi ndaj TCH, Arbana: Sonte s’do të ketë spektakël si herët e tjera

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • ‘Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese’
  • Hasani për moscaktimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues
  • Dëme të shumta nga erërat e forta në Dukagjin
  • Sulmi terrorist në Top Channel, Luizi qan me zë pasi mëson për vdekjen: E njihja rojën
  • Sulmi ndaj TCH, Arbana: Sonte s’do të ketë spektakël si herët e tjera

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.