Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri fshatra të Kamenicës, Shipashnicë, Topanicë dhe Rogoqicë kanë ndodhur thyrje të xhamive dhe vjedhje të parave, shkruan Express.
Në fshatin Shipashnicë, një person ka njoftuar se përmes kamerave, ka vërejtur një person që ka hyrë në objektin e xhamisë, ka thyer kasafortën dhe ka marrë 300 euro.
Për këtë rast është njoftuar prokurori, raporton Express.
“Fsh. Shipashnicë e Poshtme, Kamenicë 03.04.2026-NN. Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e ka thyer kasafortën ku nga aty ka vjedhur 300€ kesh para (monedha metali). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Derisa në fshatin Topanicë të Kamenicës, me datë 6 prill, imami i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer kasafortën e xhamisë por s’kanë arritur që të përvetësojnë paratë.
“Fsh. Topanicë, Kamenicë 05.04.2026-NN. Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar – imam i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë thyer – dëmtuar kasafortën e xhamisë, por nuk kanë arritur të përvetësojnë diçka. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thekson njoftimi.
Derisa në fshatin Rogoqicë, një person ka provuar që të thej kasafortën e xhamisë, por pa sukses. Edhe me këtë rast po merret prokurori.
“Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 05.04.2026-NN. Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar – imam i xhamisë, ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur se një person kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe ka tentuar të thyej kasafortën me mjete të fort, a por pa sukses (nuk ka arritur të thyej, vetëm e ka dëmtuar). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një
Aktuale
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Lajme
Deri më 12 maj duhet të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar