Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka paraqitur pronari i shtëpisë, sipas të cilit, të dyshuarit kanë hapur një dritare me forcë dhe pastaj kanë kryer vjedhjen. Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur edhe në Podujevë. Cak i hajnave atje kanë qenë dy lokale.
Po ashtu, policia ka njoftuar se edhe në qytetin e Istogut dy shtetas të huaj janë kapur duke vjedhur në një shtëpi. Të dy janë arrestuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Botapress.info/