Një vjedhje e organizuar ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 14 qershorit.
Tre persona kanë vjedhur në një dyqan në Rurgën A, të njohur ndryshe edhe si “Prishtina e Re”.
Pronari i këtij dyqani ka deklaruar për Indeksonline se kjo vjedhje i ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
“6 laptopë, 4 kartela grafike, 2 pajisje interneti. Vlera e këtij dëmi është 8 mijë euro” ka thënë ai për Indeksonline.
Ai pohon se janë vjedhur edhe arkat e punës.
I tërë procesi i vjedhjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë të dyqanit.
Më poshtë pamje nga vjedhja: