Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka dëshmuar sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai rrëfeu momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e motrës.
“Kam qenë në lokal në fshatin tim duke punuar. Më ka thirrur bashkëshortja në telefon dhe më ka thënë: E paskan vra Liridonën. Si kishte shumë njerëz në lokal, nuk e dëgjova mirë a ishte fjala për motrën time Liridonën apo për djalin e axhës, po ashtu Liridon. Pastaj nuk vonoi shumë dhe erdhi thirrja e dytë, më tha: Hajde në shtëpi, se e kanë vra motrën tënde, Liridonën”, tha Ademaj raporton Insajderi.
Ai shtoi se menjëherë kishte shkuar në shtëpi me vrap, kishte marrë prindërit dhe i kishte çuar në spitalin e Gjakovës për t’u dhënë qetësues.
Më pas, bashkë me ta ishin nisur drejt QKUK-së.
Naim Murseli është paraqitur në seancë, pasi që pas ekzaminimeve psikiatrike, ka rezultuar se ky i fundit është në gjendje të rregullt mendore dhe mund të vijojë seancat e mëtejme gjyqësore.



Të tjera
Aktuale
Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH, Vulaj: SHBA duhet të marrë rol drejtues në Dialogun me Serbinë
Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane,
Aktuale
Serbia ndez “alarmin raketor”
Serbia ka futur raketat kineze në
Aktuale
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovës
Policia e Kosovës tha se ka