Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka dëshmuar sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai rrëfeu momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e motrës.
“Kam qenë në lokal në fshatin tim duke punuar. Më ka thirrur bashkëshortja në telefon dhe më ka thënë: E paskan vra Liridonën. Si kishte shumë njerëz në lokal, nuk e dëgjova mirë a ishte fjala për motrën time Liridonën apo për djalin e axhës, po ashtu Liridon. Pastaj nuk vonoi shumë dhe erdhi thirrja e dytë, më tha: Hajde në shtëpi, se e kanë vra motrën tënde, Liridonën”, tha Ademaj raporton Insajderi.
Ai shtoi se menjëherë kishte shkuar në shtëpi me vrap, kishte marrë prindërit dhe i kishte çuar në spitalin e Gjakovës për t’u dhënë qetësues.
Më pas, bashkë me ta ishin nisur drejt QKUK-së.
Naim Murseli është paraqitur në seancë, pasi që pas ekzaminimeve psikiatrike, ka rezultuar se ky i fundit është në gjendje të rregullt mendore dhe mund të vijojë seancat e mëtejme gjyqësore.



Të tjera
Lajme
Ky vend në Kosovë mbulohet nga bora, pamje
Këto dy ditë, në Kosovë temperaturat
Aktuale
BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë
Aktuale
Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze
Kreu i Avokatit të Popullit, Naim