Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur me vendimin final që pritet të merret nga trupi gjykues në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në njoftim thuhet se paneli i gjyqtarëve ka kërkuar kohë shtesë prej 60 ditësh për shkak të volumit të madh të lëndës dhe për shkak të kompleksitetit të rastit.
“Më 5 maj, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër duke zgjatur afatin për vendimin gjyqësor në këtë çështje, për shkak të vëllimit të provave dhe kompleksitetit të procedurave. Urdhri zgjat afatin për shpalljen e vendimit gjyqësor me 60 ditë. Publiku do të informohet pasi Trupi Gjykues të ketë caktuar një datë specifike për shpalljen e vendimit”, thuhet në njoftimin e Hagës.
Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që trupi gjykues me një vendim tjetër të zgjasë përsëri kohën e marrjes së vendimit final./KP



Të tjera
Aktuale
Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe
Shëndetësi
Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?
Për shumë njerëz, dita nis me
Aktuale
Numërimi i votave për deputetë: Përfundon në Gjilan e Prizren, vazhdon në Prishtinë
Po vazhdojnë aktivitetet në Qendrat Komunale