Deputeti më i ri nga radhët e LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po manipulon me procesin konstituiv të Kuvendit, duke thënë se kjo parti po e përdor deputetin Avni Dehari për të shtyrë seancat dhe për të fituar kohë për pazare politike.
Ai në Klan Kosova tha se dje nuk është ndjekur skenari i paraparë me ligjet e Kosovës për seancën konstituive.
“Me ligjet e Kosovës, seancën e parë e udhëheq deputeti më i vjetër dhe ai më i riu. Në këtë rast, deputeti më i vjetër është Avni Dehari. Por sipas ligjit, ai është vetëm udhëheqës i seancës, nuk ka asnjë kompetencë të kryetarit të Kuvendit”, tha Guri.
Ai shtoi se Sekretariati i Kuvendit ka përgatitur një udhëzim të qartë se çfarë i lejohet dhe nuk i lejohet deputetit që udhëheq seancën.
Sipas tij, Vetëvendosje po e përdor këtë pozitë për të zgjatur procesin.“Ata nuk i kanë numrat dhe po e shfrytëzojnë deputetin më të vjetër për t’i shtyrë seancat, derisa të bëjnë pazare me deputetë të caktuar”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të