• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Grupet ekstremiste pro serbe i bëjnë pritë Dritan Abazoviç, pamjet kur e rrethojnë

nga Bota Press
21 Janar, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Grupet ekstremiste pro serbe i bënë pritë zv.kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhjetëra prej tyre e rrethuan kryetarin e URA duke e quajtur tradhtar dhe kërkuan largimin e tij.

Ekstremistët janë totalisht kundër nismës së Abazoviç dhe disa deputetëve të tjerë për krijimin e qeverisë së pakicave. Është dashur ndërhyrja e policisë që Abazoviç të largohej.

Parlamenti malazez pritet të vendosë mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiç për shkarkimin e numrit dy të qeverisë, Dritan Abazoviç falë partisë së të cilit u arrit të krijohej pas zgjedhjeve koalicioni qeverisës

Pas kësaj, ligjvënësve në Mal të Zi do t’u duhet gjithashtu të shqyrtojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të paraqitur nga koalicioni “Bardh e Zi”, që është pjesë e ekzekutivit, si dhe nga deputetë të opozitës.

Krivokapiç depozitoi kërkesën që parlamenti të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme në 3 shkurt, në mënyrë që të merret një vendim për propozimin e heqjes së Abazoviçit dhe caktimit të ministrit të Financave, Milojko Spajiç në vendin e tij.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviçit njoftoi se kishte dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiçit.

Nisma mban firmën e anëtarëve të koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Ura tha se iniciativa do të tregojë nëse Qeveria aktuale e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, por edhe për modelin e propozuar për krijimin e një qeverie të pakicës”.

Ura dhe CIVIS më 17 janar shpalosën propozimin e tyre për krijimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi. Për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi kërkohen votat e 41 deputetëve.

Me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit, që ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura mund të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Tags: AbazovicMali i Zi

Të ngjashme

Aktuale

Kryeinspektori i AKI-së ftohet në Hagë

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Biden mbështetje direkte ndaj Tajvanit: Nëse Kina ju pushton, ShBA ndërhyn ushtarakisht

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Aksion i madh anti-drogë, 10 persona arrestohen

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

IPK suspendon dy zyrtarë policor, njëri ka gradën major

nga Bota Press
23 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Evropa ngre alaramin e kuq për Linë e Majmunëve: Të përgatitet plani vaksinimit
  • Quhet rekreacion: Çka kërkoi ministri i Shëndetësisë me Kurtin në ShBA?
  • Ministria e Shëndetësisë publikon raportin ditor të rasteve me COVID-19
  • “Kurrë s’kam pasur kaq turp nga vendi im”, dorëhiqet këshilltari rus në Kombet e Bashkuara
  • Bie Viber, përdoruesit në mbarë botën raportojnë për probleme të shumta me aplikacionin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.