Gazeta Botapress.info pak më parë raportoi për një ngjarje tragjikë që ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shirokë të Suharekës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.
Vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar që bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës dolën në vendin e ngjarjes për t’i ofruar ndihmë viktimës.
Gazeta mëson se bëhet e ndjera është një 51-vjeçare e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
E rëndë: Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e fqinjit një grua në Suharekë, dyshohet për vetëvrasje
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’./Botapress.info/