Një grua është plagosur mëngjesin e sotëm në Fushë -Kosovë. Dyshohet se ajo është plagosur nga bashkëshorti i saj.
Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla ka thënë për IndeksOnlinen se gjendja e saj është stabile.
“Janë kryer të gjitha egzaminimet dhe është duke u observu ende në QE. Tani vendosët për transfer në klinikën përkatëse”, ka thënë Syla.
Për këtë ngjarje të rëndë është deklaruar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje – Fushë-Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar