Në qytetin e Pejës sot u gjet i vdekur në vendin e punës një person. I njëjti dyshohet të ketë vdekur pas shkarkimit elektrik, teksa ishte duke punuar.
Gazeta raporton se viktima në fjalë është Jeton Lataj, nga Carrabregu i Deçanit.
Bashkëshortja e viktimës kishte raportuar dje në polici se ai nuk ishte i qasshëm, teksa policia kishte nisur hetimet për person të zhdukur.
Mjete të blinduara në “Lagjen e Boshnjakëve” policë të armatosur shihen afër qytetarëve
“Rreth orës 16:00, ankuesja femër kosovare ka informuar se burri i saj viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka qasje në telefon. Rasti është duke u hetuar” thuhej në raportin e policisë./Botapress.info/