Një vajzë ka raportuar në polici se përderisa ka qenë duke punua, dy te panjohur nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur 500 euro.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton ratin.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE /Prishtinë, 20.02.2022-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa duke punuar, dy persona të panjohur ka hyrë brenda dhe nën kërcënim me mjet të mprehtë-thikë, ka grabitur nga arka para të gatshme 500 € , dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori.