Botapress 12 Maj – Gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.Si pasojë, në atë aksident ka marrë lëndime të rënda një këmbësor i cili më pas edhe ka vdekur.
Lajmi për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti”.