Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet.
A i shpëtoi kryeministri Kurti izolimit ndërkombëtar, me “dorëzimin” e tij?
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut./Botapress.info/