Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Njoftohet se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Botapress