Gjykata Speciale ka njoftuar se ka pushuar hetimet ndaj Driton Lajçit, ish-Udhëheqës i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Hetimet ndaj tij kishin nisur për pengim të drejtësisë.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar njoftimin që Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, i ka dërguar mbrojtjes së Lajçit, saktësisht avokatit të tij, Toby Cadman, ku e njofton se ka përfunduar hetimi ndaj klientit të tij.
Gazetarja dhe bashkëpunëtorja e Haqif Mulliqit me lot në sy: S’dua t’i them kurrë lamtumirë
“Në bazë të rregullit 47(a) të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe në bazë të informacionit që aktualisht disponon Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS), PSP përfundon në këtë moment hetimin aktual kundër klientit tuaj, z. Driton Lajci”, thuhet në dokument.
Hetimet ndaj Lajçit kishin nisur në vitin 2019, kur ai ishte Udhëheqës i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale./Botapress.info/